23 persona u lënduan nga tërmeti i mbrëmshëm në Turqi pasi u hodhën nga ndërtesat

Tërmeti 5.3 ballë Rihter që goditi të enjten Turqinë ka lënë 23 persona të lënduar. Tërmeti ishte me epiqendër në Malatya.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka thënë se personat u lënduan pasi nga paniku kërcyen nga ndërtesat.

“Për rajonin e prekur nga tërmeti, 14 ekipe të ambulancës u dërguan në Malatya dhe tri ekipe të shpëtimit, tri ekipe në Adiyaman, dy ambulanca dhe një ekip i shpëtimit në Kahramanmaras, pesë ambulanca në Diyarbakir”, ka shkruar Koca.

Kjo provincë ishte prekur edhe nga tërmet e fuqishme të 6 shkurtit. Për shkak të atyre tërmeteve në juglindje të Turqisë dhe veri të Sirisë patën vdekur më shumë se 50,000 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu