24 orë shqip në TVM2, larg realizimit

Edhe përkundër faktit se marrëveshja e 20 korrikut e nënshkruar nga katër liderët e partive politike, parashikon që kanali i dytë në TVM 2 të realizohet transmetim 24 orësh në gjuhën shqipe, kjo gjë akoma nuk është bërë, transmeton Alsat-M.

Nga BDI thonë se ligji është miratuar dhe tani i ngelet strukturës së brendshme të televizionit që ta zbatojë atë.

Në Marrëveshjen e 20 korrikut thuhet: “Do të bëhen ndryshime ligjore për të lejuar transmetimin 7/24 në gjuhën shqipe të kanalit të RTVM-së”.

Kryeredaktorja e këtij televizioni Migena Gorenca, vlerëson se ligji nuk është aspak i definuar dhe se ka mangësi të mëdha në definimin e procedurës se si kjo gjë do të mund të ndodhë./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu