“27 prilli”, Peshevski: Qoseto të shpallet i pafajshëm (VIDEO)

“Qoseto e ka mbrojtur me jetë shtetin në konfliktin e armatosur të 2001-shit dhe tani nuk mund të akuzohet për cenim terrorist të rendit kushtetues”. Kështu avokati Dragan Peshevski në fjalën e tij përmbyllëse mbrojti klientin Gorançe Angellovski i njohur si Qoseto. Peshevski tha se klienti i tij nuk i ka shpërndarë maskat për 68 personat, të cilët kanë hyrë më 27 prill dhunshëm me turmën në Kuvend. Nga pala mbrojtëse e Qosetos, para gjykatës gjithashtu thanë se i akuzuari nuk ka hyrë as Pres sallën e Kuvendit e as nuk i ka marrë hard-disqet për t’i shlyer gjurmët nga kamerat e sigurisë së Kuvendit.

Prokuroria asgjë nuk arriti të dëshmoj në këtë proces. JO vetëm mua, mendoj se për gjithë publikun është e qartë se i akuzuari Goran nuk ka bërë asnjë vepër, që do ta rëndonin atë me akuzon sipas nenin 313 të Kodit Penal, përkatësisht cenim terrorist të rendit kushtetues, andaj kërkova që ai të shpallet i pafajshëm si vendim i vetëm i duhur në këtë proces gjyqësor – deklaroi Dragan Peshevski, Avokat i Gorançe Angellovski-Qosetos.

Në seancën për rastin “27 prilli”, në Gjykatën Penale fjalët përmbyllëse i thanë edhe avokatët për të akuzuarin tjetër Igor Jug. Avokati i tij, Ninosllav Jakimovski tha se deklarata e dëshmitarit të mbrojtur ka qenë kontradiktore.

Gjithsesi se nuk ka pasur pistoletë, kurse a ka qenë plastik apo metalik nuk mundet assesi të vërtetohet. Pistoletë, gjatë procedurave gjyqësore nuk pamë, absolutisht as nga video-materialet. Kështu që mbeten supozimet boshe të thashethemeve nga dëshmitarët që ishin të propozuar nga ana e prokurorisë. Çfarë pistolete!? Ju a keni parë diku armë? Madje as prokurori në fjalën përmbyllëse nuk tha se bëhet fjalë për pistoletë, por një mjet të hirtë në të errët – tha Ninosllav Jakimovski, avokat i Igor Jug.

Seanca do të vazhdojë të premten me fjalët përfundimtare të të akuzuarve Vllatko Trajkovski, Nikolla MItrevski-Kolo, Viliam Mihajllovski, Aleksandër Vasilevski-Ninxha si dhe të akuzuarit tjerë për terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 prillit. Sipas akuzave, nëse Qoseto dhe Jug shpallen fajtor, dënimi minimal është 10 vjet burg.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu