“27 prilli”, Prokuroria dyshon edhe Nikolla Gruevskin?

Pas hetimeve paraprake, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka hapur procedurë hetimore për pesë persona, gjegjësisht, ish kreun e Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski të cilët dyshohen se kanë organizuar ngjarjet e dhunshme në Kuvend me 27 prill të vitit 2017. Dy personat e tjerë sipas informacioneve jozyrtare janë ish- kryeministri Nikolla Gruevski, ish-agjenti i DSK-së Nikolla Boshkovski.

Në orën 18:00 në Gjykatën Penale u morën në pyetje Veljanovski, Ristovski dhe Janakieski. Gruevski mbetet në arrati në Budabest, kurse Boshkovski në Greqi.

Veljanovski menjëherë pas përfundimit të bisedës është liruar meqë gëzon imunitetin e deputetit. As kundër Janakieskit nuk mundë të shqiptohet masa e paraburgimit meqë kundër tij tani më rëndon masa e arrestit shtëpiak nga rastet tjera gjyqësore. Ristovski vazhdon ende të merret në pyetje në Gjykatën Penale dhe me gjasë do ti shqiptohet masa e paraburgimit dhe i njëjti do të dërgohet në burgun e Shutkës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu