Më 29 shtator fillon procesi gjyqësorë, për rastin ku vdiq nëna bashk me foshnjën

Më 29 shtator të këtij viti, pritet të fillojë procesi gjyqësor për rastin e Maja Kadievës, e cila vdiq bashkë me foshnjën, gjatë lindjes së fëmijës së saj, me prerje cezariane.

Të dyshuarit kryesorë për këtë vdekje janë tre mjekë – dy gjinekologë dhe një anesteziolog – që kanë marrë pjesë në procesin e lindjes së fëmijës.
Bashkëshorti i Majës, Dimitar Kadiev shpreson se gjykata do të sjellë vendim të drejtë dhe të akuzuarit ta marrin dënimin e merituar.

Ndryshe, akuzat u ngritën ndaj tre mjekëve, para dy muajsh në Gjykatën themelore të Velesit, kurse rasti ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Mendohet se mjekët nuk kanë vepruar si duhet gjatë lindjes së foshnjës me prerje cezariane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu