Drejtori i Spitalit të Traumës Alban Zeneli u shpreh se 3 persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e tërmetit që shkundi vendin mëngjesin e sotëm.
Derimë tani dyshohet se ka 9 viktima, sipas burimeve nga Urgjenca Kombëtare.
Alban Zeneli nga Spitali i Traumës:
Ka pasur 180 pacientë që kanë mbërritur në spitalin e Traumës, dua të falenderoj qytetarët, duam që të na ndihmojnë pasi çdokush do të marri ndihmën e duhur mjekësore, në të gjithë spitalet e vendit.
Duhet qetësi në mënyrë që ne të menaxhojmë situatën.
1 pacientë është operuar, ndërsa dy të tjerë paraqiten më rëndë, nuk mund të themi dot që e kanë kaluar rrezikun për jetën.
Kanë mbërritur pacientë nga Thumana dhe nga Durrësi, por nuk mund të japim më shumë detaje.










