3-vjeçar parkon ferrarrin 500.000$ të prindërve të tij (VIDEO)

Një djalë 3-vjeçar nga Turqia është bërë i njohur në rrjetet sociale pasi parkoi makinën e veçantë të prindërve të tij, një Ferrari me vlerë mbi 500.000$ në garazh. Djali i vogël u shfaq në një video virale, duke i dhënë makinës së tipit Ferrari SF90 Stradale me aftësi dhe ekspertizë.

Gjatësia e vogëlushit e pengonte atë të kishte fushë-pamje nga pjesa e përparme e makinës, kështu që ai vendosi një kamera mbi mjet, duke i mundësuar vetes pamjen e pasme dhe të përparme të rrugës gjatë drejtimit.

Ai e parkoi mjaft mirë automjetin në garazhin e prindërve të tij dhe doli nga makina me shumë besim.

Videoja ka ngjallur shumë reagime nga përdoruesit e rrjetit të cilët mendojnë se 3-vjeçari është tejet inteligjent.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu