Fasada të dëmtuara, çati dhe dritare të thyera janë dëmet më të shpeshta, të raportuara në Qendrën për menaxhim me kriza, pas një seri tërmetesh që kanë ndodhur në Shkup dje.
Tërmeti më i fuqishëm u ndje dje rreth orës 15:10, me fuqi prej 5.3 gradë të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte shtatë kilometra në lindje të Shkupit.
Instituti i Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Inxhinierisë Seizmologjisë tha se ekipet janë në teren, shkruan NovaMakedonija.
“ Dëmet janë raportuar në 195 në Qendrën për kriza, dhe dhe që aty na telefonojnë neve. Ekipet aktualisht janë në teren dhe po bëhen kontrolle në të gjitha spitalet dhe shkollat. Aty ku ka mur të plasaritur ose pllaka, ajo riparohet që të mos bie. Në ndërtesat që janë seizmikisht të projketuara nuk ka dëmtime, zakonisht dëmet janë aty ku ka pasur ndërtime pa leje”, tha drejtori i Institutit, Mikhail Garevski.
Deri në ora 10 të mëngjesit u regjistruan dhjetëra tërmete më të dobëta. Toka u dridh gjatë natës dhe gjatë mëngjesit. Tërmeti i fundit është regjistruar rreth orës 10 me fuqi prej 2 deri në 2.5 gradë të shkallës Rihter.