300 mijë rezervistë rusë: Britanikët bëhen gati për më të keqen pas kërcënimeve të Putin

Fjalimi i së mërkurës i presidentit rus, Vladimir Putin ka sjellë shqetësime në Britani. Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Gillian Keegan për Sky News tha se kërcënimet që Putin bëri duhet të merren seriozisht.

“Është e qartë se është diçka që duhet ta marrim shumë seriozisht sepse, ju e dini, ne nuk e kemi kontrollin. Ky është padyshim një përshkallëzim”, tha ajo.

Ajo shton se duhet të kërkohet qetësi përballë kanosjes së shprehur prej liderit rus në fjalim, kur fliste për të përdorur armë bërthamore.

Kujtojmë që këtë mërkurë lideri rus ka dalë përpara kombit rus, dhe ka shpallur mobilizm të pjesshëm ushtarak. Putin deklaroi se është shumë e nevojshme për të marrë masa urgjente për të mbrojtur njerëzit në Donbas dhe për të çliruar tokat. Gjithashtu ai akuzoi Perëndimin se ka për qëllim që të shkatërrojë Rusinë dhe se po i përdor ukrainasit si ‘mish për top’. Ai shtoi se vendet perëndimore po e tregojnë nga dita në ditë se nuk duan paqe mes Ukrainës dhe Rusisë. Putin tha se i mbështet referendumet urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus, si në Dontesk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu