4 avionë turq fluturuan mbi Athinë, ja çka ndodhi sot në qiellin grek

Mediat greke raportojnë për një shkelje të hapësirës ajrore të Greqisë mbi Athinë nga avionë luftarakë turq gjatë mesditës së sotme.

Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritetet ushtarake greke duke e ccuar në një nivel tjetër tensionin mes dy shteteve të NATO-s që gjatë dy javëve të fundit janë fërkuar disa herë në ujërat e detit Egje, përcjell Albeu.com.

Ccfarë ndodhi mesditen e sotme?

Mësohet se fillimisht kanë qenë dy avionë ushtarakë F-4 Phantom ata që kanë shkelur hapësirën ajrore të Greqisë në qiejt e Athinës në orën 14:30 me orën lokale. Shkelja ka ndodhur mbi ishullin Makronissi, ku dy avionët janë interceptuar nga forcat greke.

Dy minuta më vonë, dy avionë F-16 janë konstatuar sërish në zonë duke shkelur sërish hapësirën ajrore greke mbi kryeqytetin grek.

Nuk ka të dhëna nëse avionët ishin ose jo të armatosur, por vlen të theksohet fakti se tipi F-4 Phantom është hequr nga detyrat luftarake prej disa vitesh nga ushtria turke dhe përdoret për misione patrullimi, shkruan Albeu.com.

Në mediat greke ka raportime se avionët kanë qenë duke shoqëruar avionin presidencial të Erdoganit, megjithatë ky verion nuk konfirmohet nga autoritetet ushtarake. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu