4 gjëra që do të ndodhnin në botë nëse nuk do të ekzistonin paratë

Historianët besojnë se objektet metalike të cilat përdoren si para u prodhuan për herë të parë në vitin 5000 Para Erës sonë. Prej nga ai moment, deri tani paratë kanë evolvuar, njëjtë si çdo gjë në këtë planet. Sidoqoftë, pa ekzistencën e tyre do të kishte më pak divorce, më pak luft, më pak materializëm dhe më pak luks.

Ne jetojmë në një botë me para, rreth parave, dhe paratë janë ato që kontrollojnë jetët tona.

Kjo nënkupton se nëse paratë do të zhdukeshin papritur, ne nuk do të kishim idenë se si do të jetohej më në ktë planet, ose do të përballeshim me disa gjëra.

Gazeta Metro më poshtë u sjellë 4 gjëra që do të kishin ndodhur në botë, nëse nuk do të ekzistonin paratë.

1.Më pak divorce

Një studim i treguar së fundi thotë se arsyeja më e madhe e divorceve nëpër vende të ndryshme, janë problemet me para ose financiare. Nëse këto do të zhdukeshin, atëherë edhe divorcet do të rralloheshin.

2. Më pak luftë, më shumë paqe

Disa prej luftrave më të njohura në botë, kanë ndodhur për shkak të konrollimit të parave. Shtetet luftonin me njëra tjetren, për të marrë kontrollin e fabrikave që nxirrnin shumë para. Kështu që është shumë e thjeshtë, pa para, pa luftë.

3. Materializmi do të reduktohej

Njerëzit besojnë se materializmi është njëjtë si ‘dashuria ndaj parasë’. Nëse shkojmë me këtë linjë të mendimit, në një botë pa para, nuk do të kishte as materializëm.

4. Luksi do të ndalonte së ekzistuari

Produktet luksoze, por edhe aktivitetet e ndryshme si teknologjia e fundit ose udhëtimet e shumëta, nuk do të ishin edhe aq luksoze nëse nuk do ekzistonin paratë për t’i paguar ato.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu