Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se gjashtë deputetët kundërshtues të kësaj partie “nuk bien në agjendat e askujt”. Mustafa i tha rtv21 se të gjashtë deputetët i kanë qëndruar besnik LDK-së. Ish kryetari i LDK-së, tha se nuk e ka përcjellë intervistën e Lumir Abdixhikut dhe refuzoi që të komentet deklaratat e tij.

“Nuk mund të përgjigjem për deklarimin e Abdixhikut. Nuk e kam përcjellë. Sa i përket deputetëve të LDK-së, nuk i njoh të gjithë. Por më ka rënë të punoj gjatë me deputetët që u shprehën kundër marrëveshjes me VV-në. Jo me deputeten Janina Ymeri, e cila, për sa po e përcjell, po tregohet shumë profesionale në fushën e saj dhe parimore në qëndrime politike. Me të tjerët nuk është se jemi pajtuar çdoherë.

Janë njerëz që kanë bindjet dhe pikëpamjet e tyre. Të ditur, të arsimuar, nga mjedise që kanë dhënë shumë për Kosovën. Në mesin e tyre: Akademik, profesorë universitar, kryeministër, drejtues zëvendlskryeministër, nënkryetar i Kuvendit, ministra, kryetarë të komisioneve parlamentare… Janë që s’i bë rrotë askush. Janë njerëz që në esencë i kanë qëndruar besnik LDK-së. Vetëm kështu i njoh unë!”

Deklaratat e ish-kryeministrit Isa Mustafa pasuan akuzat e kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha se 6 deputetët e LDK-së që kundërshtuan marrëveshjen me LVV-në po punojnë me agjendë të huaj brenda LDK-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu