45 milion € për ta tunduar, Sergio Ramos drejt kampionëve të Francës

Mes Sergio Ramos dhe Real Madrid duket se kanë lindur problemet e para. Kujtojmë që kapiteni i madrilenëve i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni dhe palët ende nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët. Falë kësaj situate të krijuar është gati të përfitojë PSG dhe presidenti Al-Khelaifi do ta mirëpriste lojtarin krahëhapur. Fillimisht problemi i parë mes Ramosit dhe Perezit qëndronte tek oferta e bërë klubi.

Sipas qëndërmbrojtësit ajo ishte jo në nivelin e duhur dhe e konsideroi si një veprim të pahijshëm. Më pas presidenti e qortoi atë për “tekat” e tij dhe kërkon që ai ta kuptojë momentin e vështirë që po kalon klubi nga ana ekonomike.

Këtu futen në lojë francezët, të cilët sipas raportimit të “Radio Onda Cero”, mbrëmjen e djeshme kanë paraqitur ofertën e parë zyrtare për Ramosin. Ata janë të gatshëm t’i ofrojnë 34-vjeçarit një kontratë deri në vitin 2024, ku ai do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, që do të thotë dyfishi i parave që ofron momentalisht Reali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu