5.7 miliardë euro janë kursime të qytetarëve të Maqedonisë nëpër bankat e vendit

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të kursejnë paratë në banka dhe se sipas shifrave ata janë ndër kampionët në rajon.

Sipas Bankës Popullore të Maqedonisë, në fund të vitit të kaluar nëpër banka janë kursime afër 5,7 miliardë euro të qytetarëve të vendit.

Vetëm gjatë vitit 2023, ekonomitë familjare në vend kanë vendosur kursime të reja kursimi në banka në vlerë prej 418 milionë euro. Ndërsa nga ana tjetër qytetarët janë në kredi në banka në vlerë prej 3,73 miliardë euro, që do të thotë se bankave u detyrohen shumë më pak se sa i mbajnë kursimet e tyre./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu