-5 gradë Celsius, temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm në Maqedoni

Temperaturë më e ulët prej -5 gradë Celsius, në mëngjesin e sotëm është matur në Berovë. Vijon Tetova me -4 gradë, -3 në Shtip dhe Prilep, -2 Manastir, Lazaropole, -1 Kumanovë, Shkup-Zajçev Rid, Hanet e Mavrovës, 0 Vinicë, Pretor, Demir Kapi, Kriva Pallankë, 1 Dibër, 2 Kodër të Diellit, 3 në Ohër, Gjevgjeli, Krushevë dhe 5 në Dojran.

Në mëngjes në disa lugina dhe përgjatë Vardarit ka paraqitje të mjegullës ose vranësira e ulëta

Gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar në orët e paradites dhe përgjatë Vardarit që do të ndikojë në uljen e mjegullës veçanërisht në disa pjesë të Vardarit dhe në drejtim të lindjes. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 7 deri në 15 gradë Celsius.

Në Shkup paradite me kushte për paraqitjen e mjegullës, e cila gjatë ditës do të ulet dhe me vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë 8 gradë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu