Bashkia e Shkupit ka shpallur konkurs për ndarjen e marrëveshjes për instalim dhe mirëmbajtje të sistemit të mençur për ndriçim të rrugëve në Bashkinë e Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas shpalljes së sistemit elektronik për shpallje publike, bëhet fjalë për marrëveshje me vlerë prej 305.084.745 denarë ose rreth 5 milionë euro pa TVSH.
Kriteri për dhënien e tenderit është oferta me çmim më të ulët.
Nga ana tjetër, rrugët e Cairit ende nuk janë përfunduar dhe se shumica e lagjeve pas cdo reshjeve të shiut përmbyten nga uji. Shumë banorë të lagjeve të Shkupit ankohen për infrastrukturë sikur sic thonë në Afganistan.










