5 orë në greminë me brinjë e duar të thyera, nxirret efektivi i RENEA-s

Pas pesë orësh në greminë, është nxjerrë më në fund oficeri i RENEA-s, Bledar Beluli. Ky i fundit kishte rënë në një shpat të thepisur në malin e Zorgjit në Dukagjin.

Pas më shumë se 5 orësh nga ngjarja, kanë qenë forcat e FNSH-së ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen nga rreziku të Belulit.

Tani pritet helikopteri për ta transportuar atë në Tiranë, pasi ka dëmtime në duar dhe në këmbë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu