“5 vite e sëmurë”, Kryemadhi tregon si arriti ta mposhtë sëmundjen e rëndë

Monika Kryemadhi për të parën herë ka dhënë sot detaje nga operacioni që kreu pak kohë më parë.

“Dua t’i bëj thirrje të gjithë vajzave të reja shqiptare, edhe pse sot nuk janë në mundësinë por duhet të paguajë vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës, mjekësia nuk është të kurosh por të parandalosh. Kalova një proces shumë të vështirë shëndetësor, kisha 5 vite që e mbaja nën mbikëqyrje por doktorët kërkuan një ndërhyrje të menjëhershme dhe ishte e vështirë pasi mund të kishte komplikime”, u shpreh Kryemadhi.

Teksa tha se ishte një ndërhyrje e vështirë kirurgjikale për të shmangur kancerin në mitër, Kryemadhi zbuloi se kishte shkuar jashtë shtetit për ta bërë operacionin.

“E bëra ndërhyrjen jashtë vendit, edhe pse kishte kosto, por në Shqipëri mund të shkonte më keq. I kërkoj ndjesë mjekëve shqiptarë, se prej mungesës së shërbimit shëndetësor i bie atyre barra për tu përballur me akuzat”, tha ajo.

Më tej, kryetarja e LSI zbuloi se operacioni i ka kushtuar rreth 7 mijë euro.

“E bëra operacionin në një spital shtetëror. Nuk kam paguar më shumë se 6500 euro, ndërsa në Shqipëri do të shkonte më shumë se 20 mijë euro. Se në një vend të Bashkimit Evropian me standarde më të larta kushtojnë 1/3-at e Shqipërisë dhe shërbimin 10 herë më të lartë. Do dëshiroja që gjithë socialistët të deklaronin faturat e operacioneve plastike të grave të tyre dhe të vet atyre”, zbuloi Kryemadhi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu