Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasmai ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet takimi i radhës me kryeministrin Hrisitjan Mickoskim që siç tha, në takim pritet të diskutohen çështje që lidhen me plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave, si dhe me emërimet në pozitat e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet ku ka nevojë për plotësim ose zëvendësim të tyre.
“Besoj që brenda javës tjetër do të jetë takimi i radhës me kryeministrin dhe njëherësh kryetarin e VMRO-së si partner të koalicionit, ku do të bashkëbisedojmë për këto tema, pra edhe për zëvendësministrat dhe plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave, por njëherësh edhe për çështjet e tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendësdrejtorët, aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre”, tha Kasami.










