51 persona të prekur nga koronavirusi në Shqipëri janë shëruar plotësisht

5 pacientë të tjerë kanë mundur virusin CoVid-19 në Shqipëri, duke lënë ambientet e spitalit dhe duke u kthyer shëndoshë e mirë në shtëpitë e tyre.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu e cila shkruan se 5 pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar.

“Pesë pacientë nga Tirana, Fieri dhe Kavaja kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga #COVID-19
Mjekët thonë se dy prej tyre kanë qenë në gjendje të rënduar, por pas më shumë se 12 ditë trajtimi intensiv me medikamentet që sot përdoren për trajtimin e #COVID-19 edhe në vendet e tjera të Botës, ja kanë dalë ta mundin sëmundjen dhe sot u kthyen në shtëpi Deri tani të shëruar nga #COVID-19” shkruan Manastirliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu