53 vjet pas vrasjes së Kennedy-t, këto janë tri teoritë konspirative më të pazakonta (VIDEO)

Në 22 nëntor 1963, 53 vjet më parë, presidenti amerikan John F Kennedy u vra, teksa udhëtonte në Dallas Teksas, në limuzinën e tij të hapur.

Sipas përfundimeve të komisionit “Warren,” ai u qëllua nga Lee Harvey Oswald në orën 12:30, ndërsa vdekja e presidentit u deklarua 30 minuta më pas, në spitalin Parkland në Dallas.

Vrasja e presidentit të 35-të të SHBA-ve, u cilësua si një nga ngjarjet më kryesore të shekullit të 20-të, pas luftës. Por, ajo mbeti një mister, pasi vetë Oswald u vra dy ditë pas vdekjes së Kennedy-t, më 24 nëntor.

Misteri i dha jetë teorive të shumta konspirative, nga ato që sugjerojnë se përgjegjës ishte zëvendësi i tij, Lyndon Johnson, e deri tek teoritë mbi alienët dhe shoqëritë sekrete, transmeton tema.

Por, tri teoritë konspirative më kryesore dhe më të çuditshme, gjenden edhe në videon më poshtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu