6 fakte që nuk i keni ditur për flamurin e Kosovës

Flamuri është simboli që përfaqëson republikën tonë. Pavarësia e Kosovës u shpallë me 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta, në Kuvendin e Kosovës. Pas shpalljes së pavarësisë u zbuluar edhe flamuri që do ta përfaqësonte Kosovën tash e tutje në çdo cep të botës. Flamuri me 6 yje nuk u pëlqeu të gjithëve, kishte edhe nga ata që e mohuan e e qujatën peshqir të hoteleve të Turqisë, shkruan Gazeta Metro.

17 shkurti i vitit 2008 kishte qenë një ndër ditët më të ftohta të vitit, kjo datë shënon shpalljen e pavarësisë së Kosovës ditës më historike të shtetit tonë, dhe të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës.

Më poshtë Gazeta Metro ju rikujton disa gjëra rreth flamurit tonë:

1. Publicisti, gazetari dhe shkrimtari Veton Surroi e krahasoi flamurin e Kosovës me peshqirët e hoteleve të Turqisë.

Sipas tij, flamuri as nuk është produkt i marrëveshjeve politik e as produkt i Planit të Ahtisaarit.

2. Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.

3. Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.

4. Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.

5. Kishte edhe nga ata që e mohonin kategorikisht, si Lëvizja Vetëvendosje. Kreu i kësaj partie Albin Kurti shumëherë e ka injohuar flamurin, duke mos e pranuar asnjëherë si të denjë, ndërsa edhe shumë partiakë të tij, kishin vepruar njësoj, duke mos nderuar as flamurin e as himnin e Kosovës.

6. Mirëpo, ajo që është më e rëndësishmja është se ky flamur që dikujt i pëlqeu ose jo, çdo ditë e më shumë po na bën ta duam, dhe e gjithë kjo falë sportistëve tanë nëpër botë që po e përfaqësojnë në mënyrë dinjitoze.

Kujtojmë, që himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu