6 fakte të panjohura deri më tani për Nexhmije Pagarushën

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e njohur si Bilbili i Kosovës, gjatë gjithë karrierës së saj muzikore ka shërbyer vendit duke dhënë vlera të mëdha për kulturën dhe artin shqiptar.

Artisja e madhe e cila vdiq të premten më 7 shkurt, në moshën 8 vjeçare, la pas këngët e saj të cilat mbeten përgjithmonë dhe do të këndohen nga secila gjeneratë.

InfoShqip sjellë 6 fakte të padëgjuara më parë për perlën e muzikës shqiptare, e cila gjithashtu u nderua me çmime dhe medalje të shumta për kontributin e saj muzikor.

Mirëpo, ajo për çfarë do të flitet në vazhdim është se Nexhmija asnjëherënuk ka pranuar të këndojë diçka që nuk i tejkalon vlerat e muzikës shqipe, duke dëshmuar këtë edhe me anë të gjestit të bërë në një koncert në Maqedoni ku ka anuluar koncertin pasi që i është kërkuar të këndojë në gjuhën serbe, e me këtë rast zonja Nexhmije është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

Për faktet që lidhen me jetën e saj, Gazeta Metro i ka përzgjedhur bashkë me të vëllanë e Nexhmijes, Tarikun.

1. Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë.

2. Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Poashtu profesorët e shkollës së muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmijen me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.

3. Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

4. Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim.

5. Frika më e madhe e saj është aeroplani.

6. Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç tha Tariku vëllau i saj për Gazetë Metro, gjithmonë do t’i falënderohet atij për suksesin e saj.

Kujtojmë se Nexhmija e ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku ka filluar të bërtas dhe të mos e lejoj të këndoj shqip. Ata i kanë kërkuar të këndoj në gjuhën serbe por Nexhmija i ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzuar menjëherë kërkesën e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu