60% e bullgarëve mendojnë se “propozimi francez” nuk i merr parasysh interesat e bullgarëve

Propozimi i presidencës franceze në BE për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut shkakton dëshpërim tek qytetarët bullgarë, tregojnë rezultatet nga sondazhi i bërë me telefon i zbatuar nga “Gallup International”.

Siç njofton korrespondenti i AIM-s nga Sofja, sipas hulumtimit, 59,9 për qind e bullgarëve të anketuar konsiderojnë se me “propozimin francez” nuk janë marrë parasysh interesat e Bullgarisë, 25 për qind kanë vlerësuar se ai “në shkallë të mjaftueshme i ka parasysh” interesat bullgare, ndërsa të tjerët nuk kanë qëndrim.

Kur bëhet fjalë për votimin e mosbesimit të Qeverisë bullgare të kryeministrit Kiril Petkov, 48,1 për qind e të anketuarve e kanë miratuar rrëzimin e Kabinetit qeveritar, ndërsa 50,5 për qind nuk pajtohen me vendimin e tillë të Kuvendit të Bullgarisë.

Të dhënat nga sondazhi tregojnë polarizim, por edhe konsolidim të caktuar të mbështetësve të Qeverisë, deri tek të cikët konsiderohet se ka ardhur si rezultat i mënyrës në të cilën është rrëzuar Qeveria e Petkovit nga ana e partive opozitare “Qytetarë për zhvillim evropian të Bullgarisë (GERB), Lëvizje për të drejta dhe liri dhe Rilindja dhe nga Ka një popull të tillë, e cila deri më tani ishte pjesë e koalicionit qeveritar”.

Sondazhi tregon edhe se shumica e të anketuarve shpresojnë se qeveria e re do të zgjidhet nga përbërja aktuale e Kuvendit bullgar. Qëndrim të tillë kanë 57,9 për qind e të anketuarve, kundrejt 40,6 për qind të cilët duan zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Me sondazhin është kërkuar qëndrim nga të anketuarit për kryetarin e deritanishëm të Kuvendit popullor bullgar Nikolla Minçev, me ç’rast 39 për qind kanë dhënë vlerësim pozitiv për punën e tij, 31.6 për qind negativ, ndërsa 19,8 për qind nuk kanë mendim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu