60 mln euro për zëvendësuesin e Pogba, United siguron talentin argjentinas

Manchester United duket se ka gjetur pasardhësin e Paul Pogba. Ai është mesfushori 23-vjeçar argjentinas Giovani Lo Celso, në pronësi të skuadrës së Rosario deri më 30 qershor të këtij viti. Lojtari, sezonin e fundit luajti në La Liga me ekipin e Betis, ku ishte huazuar.

Gjithsesi, skuadra spanjolle ka mbetur e kënaqur nga paraqitja e lojtarit, duke shfrytëzuar klauzolën në favorin e saj, duke blerë nga 1 korriku 100% kartonin e lojtarit. Kjo aventurë në La Liga mund të mbyllet shumë shpejt, pasi Lo Celso pritet të transferohet në Premier League sezonin tjetër.

Sipas “Estadio Deportivo”, skuadra e United ka ofruar 60 milionë euro për talentin argjentinas, për të siguruar transferimin e Lo Celso që në qershor, në mënyrë që ai të jetë gati kur të nisë grumbullimi. United duket se ka marrë ”OK”-in nga lojtari, ndaj tani i duhet të negociojë me Betis për të siguruar shërbimet e mesfushorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu