8 vjeçari u vjedh makinën prindërve, përfundon në autostradë me 140 km/orë

Një 8-vjeçar në Gjermani vodhi makinën e prindërve të tij për një shëtitje në autostradë me 140 km / orë ka thënë policia.

Fëmija u gjet në autostradën A44, të mërkurën herët në mëmgjes duke shkuar drejt qytetit të Dortmundit.

Ai kishte vendosur dritat e paralajmërimit të rrezikut dhe kishte vendosur një trekëndësh të vogël paralajmërues pas makinës.

Pasi u gjet, policia tha që djali u tha atyre: “Unë thjesht doja të vozisja pak”, para se djaloshi të shpërthente në lot.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu