9-vjeçari thyen rekordin dhe shpallet kampion në SHBA, ngre dyfishin e peshës së tij trupore

Një fëmijë 9-vjeçar ka arritur të ngrejë një shtangë që peshonte sa dyfishi i peshës së tij trupore.

Peshëngritësi 9-vjeçar mundi të ngrejë shtangën 104 kg në stilin “deadlift”, duke vendosur një rekord të ri në SHBA.

Vogëlushi i quajtur Tate Fegley, i cili tashmë është shpallur kampion në SHBA, peshon 47 kg.

Duke folur për CNN pas fitores së tij mbresëlënëse, Tate tha:

Unë thjesht e dua sportin, po ashtu edhe konkurrencën.”
Trajneri i tij, Peyton Grei, tha se 9-vjeçari është i vetëmotivuar.

Ai tha:

Ai thjesht dëshiron të ecë përpara. Unë kurrë nuk e shtyj atë të kalojë atje ku ai nuk do të vazhdojë më tej. Ai është i vetëmotivuar.

Tate filloi të stërvitej një vit e gjysmë më parë, ku shkonte në palestër në orën 7 të mëngjesit dhe qëndronte gati 3 orë atje çdo ditë.

Ndërsa disa njerëz mund të shqetësohen për sigurinë e Tate, një studim i publikuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë zbuloi se shumë pak fëmijë e kanë gjetur veten të dëmtuar si rezultat i peshëngritjes për të mitur.

Sipas Greit, fëmijët ‘mund të ngrihen të sigurt nëse kanë një trajner që i mëson ata”.

Tate shpreson të thyejë më shumë rekorde. Synimi i tij i ri është të ngrejë peshën 113 kg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu