Zidane dhe Ronaldo caktojnë formacionin e Real Madridit kundër Liverpoolit

Real Madrid e ka gati formacionin për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Zinedine Zidane është konsultuar me Cristiano Ronaldon në lidhje me formacionin e Real Madridit për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

“Don Balon” raporton se Zidane ka njoftuar sulmuesin Gareth Bale se nuk do të jetë titullar në finalen e Kievit.

“Los Blancos” do të fillojnë takimin kundër “Reds” me formacionin e njëjtë nga finalja e fituar ndaj Juventusit, në edicionin e kaluar të “Championsit”, përcjell Lajmi.

Ky është formacioni i përzgjedhur bashkërisht nga Zidane dhe Ronaldo.

Navas; Marcelo, Ramos, Varane, Carvajal; Kroos, Casemiro, Modric; Isco; Benzema, Ronaldo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu