30 komando të reja i shtohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

30 ushtarë të rinj u bënë pjesë e një prej njësive elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Pjesëtarët më të rinj të batalionit Komando, u betuan pas përfundimi të kursit 3-mujor, gjatë së cilit treguan aftësitë e nevojshme fizike dhe psikologjike për të shërbyer në detyra dhe operacione të vështira.

Pjesëtarët më të rinj të forcave komando, të mbështetur nga efektivët më me përvojë të këtij batalioni, demonstruan disa veprime luftimi me armatim dhe trup me trup.

Kursin e XIII Komando e nisën 41 ushtarë nga reparte të ndryshme të FA, por arritën ta përfundojnë vetëm 30 prej tyre.

Pjesë të programit të këtij kursi janë vrapimi 27 km me pajime, mbijetesa, alpinizmi në terrene tepër të thepisura shkëmbore, njohuri armatimi dhe qitje me ngarkesë.

Në përfundim, 30 ushtarët e rinj u pajisën me stemën e re të komandove dhe vendosën beretën blu, simbol i këtij batalioni elitar të Forcave të Armatosura shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu