Takimi i liderëve për çështjen e emrit pritet me protesta nga disa qytetarë (VIDEO)

Një grup i vogël qytetarësh janë paraqitur para vendit ku pritet të takohen liderët e partive politike, për të protestuar kundër ndryshimit të emrit, njofton Shenja.

Protestuesit të cilët janë të paktë në numër mbajnë pankarta me sllogane kundër ndryshimit të emrit dhe brohorisin parulla kundër kryeministrit dhe liderëve të partive.

Takimi në të cilin duhet të bisedohet për bisedimet me Greqinë ende nuk ka filluar edhe pse tanimë është tejkaluar termini i përcaktuar për në orën 13:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu