5 tërmete brenda natës, në panik të madh banorët e jugut të Shqipërisë

Pesë tërmete të tjera nga kanë shkundur jugun e Shqipërisë gjatë natës duke shkaktuar panik tek banorët.

Për fat të mirë, tërmetet kanë qenë me një forcë të ulët nga 2 deri në 2.9 të shkallës richter duke mos sjellë dëme të tjera materiale apo në njerëz.

Prej disa ditësh, jugu i Shqipërisë po përjeton tmerrin e tërmeteve, ku më i forti ishte ai i rënë dje duke shkaktuar çarje të shtëpive.

Tërmetet e kanë epiqendrën kryesisht në zonën mes gadishullit të Karaburunit dhe zoonës së Kurveleshit duke u ndjerë i fortë edhe në Orikum apo Vlorë. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu