Kampionia Majlinda Kelmendi pajiset me pasaportë diplomatike

Dy herë kampionja europiane e Xhudos, Majlinda Kelmendi pajiset me pasaportë diplomatike.

Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që i dorëzoi asaj pasaportën.

Përmes profilit të tij në Facebook, presidenti Thaçi e quajti Kelmendin si ambasadoren më të çmuar të vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë.

Me pasaportë diplomatike pajisen dhe trajneri Driton Kuka, si dhe kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka

“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendin, për trajnerin, Driton Kuka, dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu