Spektakli i frikshëm nga vullkani në Hawaii, pamje mbresëlënëse (VIDEO)

Kilauea quhet vullkani që shpërtheu ditë më parë në ishullin e Hawai-t në SHBA.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg vendeve ku llava e vullkanit shkarkohet në oqean, për shkak të gazrave që shkarkohen pas kontaktit me ujin.

Kilauea është vullkan aktiv në 35 vitet e fundit, por së fundmi ka filluar të nxjerrë më shumë llavë, ndërsa ndodhi edhe një tërmet prej 6,9 shkallësh të Rihterit, dridhja më e fortë e regjistruar prej vitit 1975.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu