Sipas sondazheve, dy javë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Turqi, që do t’i japin presidentit, për herë të parë, kompetencat e aprovuara nga referendumi presidencial i vitit të kaluar, pritet që presidenti aktual Erdogan të jetë nën 50% të votave që nevojiten për të fituar direkt që në turin e parë.
Sipas tyre, Erdogan është midis 42-48%, shifër kjo e pamjaftueshme për të kaluar raundin e parë pa balotazh, megjithëse ai është më i favorizuari.
Instituti i sondazheve ”Sonar” parashikon për Erdoganin rreth 48,3% të votave, shifër në rritje në krahasim me atë të disa javëve më parë, që ishte 42%.
Nuk mungon as ndonjë sondazh që i jep pak më shumë se 50%.
Mesa duket do të jetë Muharrem Ince, kandidat i CHP, ai që do të shkojë në balotazh me Erdoganin, sipas sondazheve.
Të gjitha institutet e kërkimit shënojnë një rritje për ish-ministrin e Brendshëm, Meral Aksener, i cili disa javë më parë shënonte rreth 20%, ndërsa për kandidatin filokurd Selahaddin Demirtas, i cili ndodhet në burg, parashikohet rreth 10%.
Të paqarta edhe sfidat për zgjedhjet parlamentare, ku parashikimet tregojnë se AKP e Erdoganit dhe nacionalistët e MHP kanë rreth 44-45%, ndërsa CHP dhe të tjerë rreth 38-40%