Edi Rama bën premtim të madh për BE-në: Veç hapni negociatat

Kryeministri Edi Rama ka dhënë ditën e sotme një intervistë për portalin austriak Profil.at, ku i ka dhënë një përparësi të jashtëzakonshme negociatave në datën 28 qershor.

Rama është ndalur edhe tek çështja e azilkërkuesve shqiptarë në vendet e BE-së, si një problem i ngritur nga vendet skeptike dhe ka thënë se Shqipëria është gati t’i kthejë të gjithë në atdhe.

Ai ka deklaruar se qeveria eështë e gatshme të kthejë të gjithë shqiptarët që janë ilegal në Europë vetëm e vetëm që të hapen negociatat.

Deklarata erdhi pasi gazetari që po e intervistonte tha se disa shtete si Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë ende rezerva për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Rama u përgjigj se:

Është e vështirë për mua të kuptoj se pse vendimi i Komisionit të BE për të filluar bisedimet me ne nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëve në BE dhe gjendja e mirë këtu do të dëmtohen. Nëse numri i refugjatëve rritet, ne presim ndihmë nga BE. Kjo është ajo që i thashë kancelarit federal Kurz në Vjenë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu