Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se nëse referendumi për marrëveshjen me Greqinë nuk ka sukses, nuk e sheh të arsyeshme që vendi të jetë pjesë e Aleancës së Atlantikut Verior.
“Pres që shefat e shteteve dhe qeveritë të merren vesh për nisjen e bisedimeve, më pas mund ta ftojmë IRJM të jetë anëtare e plotë e NATO-s. Unë jam optimist se do të bëhet finalizimi i plotë i marrëveshjes, që do të thotë ratifikim, referendum dhe votim pozitiv”, ka thënë Stoltenberg. Por sipas tij, pranimi në NATO varet nga epilogu i implementimit të Marrëveshjes me Greqinë, apo referendumi pozitiv.
Ai tha se nëse marrëveshja nuk kalon në referendum, atëherë vështirë që Maqedonia të marrë ftesë për anëtëarësim.
“Është një marrëveshje historike që jep shansin historik për FYROM që të bëhet anëtare. I bëj thirrje qytetarëve të këtij vendi që ta kapin këtë shans dhe ta përkrahin marrëveshjen. Nëse nuk përkrahet ajo, nuk shoh se si është e mundur që vendi të anëtarësohet. Ky është shansi i vetëm që duhet të kapet”, ka theksuar Stoltenberg.(INA)