Trondit ministri italian: BE-ja mund të shpërbëhet në 12 muajt e ardhshëm

Në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, ministri i Brendshëm italian dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvinin është shprehur se BE mund të shpërbëhet në 12 muajt e ardhshëm.

“Bashkimi Europian është duke u përballur me një krizë ekzistenciale dhe mund të shpërbëhet brenda 12 muajve të ardhshëm. Në muajt e ardhshëm do të vendoset nëse Europa do të ketë ende një të ardhme në formën e saj aktuale, ose nëse gjithçka është e kotë. Nuk është vetëm çështja e buxhetit për shtatë vitet e ardhshme. Përpara kemi zgjedhjet europarlamentare. Brenda një viti, do të shohim nëse do të ketë apo jo një Evropë të bashkuar”, thotë Salvini.

Ai i kërkoi BE-në “së pari të ndihmojë për refugjatët dhe pastaj të diskutohet për bashkimin monetar dhe borxhin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu