Talat Xhaferi tregon a do ta zëvendësojë Ali Ahmetin si kryetar i BDI-së kur Ahmeti të largohet

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot ëhstë përgjigjur në pyetjen e parashtruar nga gazetarët nëse do të jetë pasardhës i Ali Ahmetit, nëse ai vërtetë tërhiqet nga pozita e liderit pas anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, siç deklaroi para disa viteve.

“Unë jam kryetar i Kuvendit dhe sipas Kushtetutës, ky post nuk mund të ushtrohet bashkë me funksione tjera”, deklaroi Xhaferi, transmeton Gazeta Lajm.

Ahmeti në një deklaratë në vitin 2014 pat deklaruar se do të tërhiqet nga pozita e kryetarit kur Maqedonia të anëtarësohet në NATO. Por ai për këtë foli edhe mbrëmë në Alsat-M.

“Unë qëndrojë pas asaj që kam thënë”, ishte përgjigja e liderit të BDI-së, pasi u pyet a do të dorëhiqet nëse Maqedonia anëtarësohet në NATO, siç kishte deklaruar kohë më parë.

Ahmeti tha se për këtë çështje do të diskutohet edhe në organet e partisë, Këshillin partiak dhe në Kongres.

Ai këto komente i bëri në emisioni “Rruga drejtë…” në Alsat M, ku shtoi se në BDI ka mjaftueshëm kuadro për ta zëvendësuar atë dhe për ta drejtuar partinë.

“Në BDI ka shumë kuadro të përgatitura për të më zëvendësuar dhe udhëhequr partinë”, u përgjigj Ahmeti pa mos konkretizuar emra. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu