Pas tensioneve SHBA – Rusi, Erdogan bën deklaratën e fortë: Do ta përdorim armën e re nga Rusia

Derisa tensionet në mes të SHBA-së dhe Rusisë rriten, presidenti turk Erdogan lëshoi një deklaratë të fortë të martën ku tha se Turqia do ta përdorë sistemin raketor S-400 posa ta marrë nga Rusia.

Deklaratat e Erdogan vijnë pas muajve të tensioneve mes Turqisë dhe aleatëve të NATO-s, të cilat e shohin blerjen sistemit raketor të ndërtuar nga Rusia si kërcënim ndaj vendeve të NATO-s, transmeton Gazetametro.net

Lideri turk tha: “Ne nuk do ta blejmë S-400 dhe ta lëmë aty.”

“Ne do ta përdorim atë nëse ka nevojë.”

Ai shtoi: “Ky është një sistem mbrojtës”

Erdogan gjithashtu tha se Turqia nuk mund të varet nga SHBA-ja më në këtë drejtim dhe tha se ka vite që vendi ka kërkuar të marrë një sistem mbrojtës, por se SHBA-ja gjithmonë është arsyetuar se Kongresi nuk lejon. Jemi lodhur nga kjo, vazhdoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu