VMRO-DPMNE para disa ditëve e sulmoi ashpër ministrin e Kulturës, Asaf Ademi për shkak se ai do e “rrënojë” muzeun e VMRO-së, duke ia ndryshuar emrin. Njëkohësisht me VMRO-DPMNE-në, ministrin Ademi e ka sulmuar edhe grupacioni i Bilall Kasamit, për gjoja anashkalim të projekteve të shoqatave kulturore shqiptare nga Manastiri. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë per projekte që janë ndarë në kohën e ministrit paraprak, e jo në kohën e Asaf Ademit, nuk perjashtohet mundësia që edhe grupacioni i Kasamit është i brengosur për Muzeun e VMRO-së, prandaj në koordinim me VMRO-DPMNE-në po e sulmon ministrin Ademi. Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës ka sqaruar se akuzat e grupacionit të Kasamit janë të pabaza.
“Ne se Ministri jemi të angazhuar që, tradicionalisht, në bashkëpunim me IN “Muzeu i Alfabetit” ta shënojmë 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit. Me këtë rast i inkurajojmë OJQ-të që të aplikojnë me projekte serioze dhe konkrete në Ministrinë e Kulturës (paraprakisht, kur të hapet konkursi për programin nacional 2018), që të mund të bashkëpunojmë dhe ndihmojmë në afirmimin e vlerave të njëmendta kulturore, kombëtare dhe nacionale”, theksoi Nurxhan Asanovska, zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës.