Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve AP. Aty, ai ka thënë se është i hapur që të diskutohet korrigjimi I kufijve me Serbinë. Por, AP thekson se Thaçi nuk e ka sqaruar nëse opsioni ku Presheva do t’i bashkohej Kosovës nënkupton që Veriu t’i takojë Serbisë.
Hashim Thaçi e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes së Kosovës në vija etnike si një zgjidhje të kontestit me Serbinë.
Por, Thaçi i ka thënë AP’së të mërkurën se është i hapur për korrigjim të kufijve gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.
“ Përpjekja e Serbisë për ndarjen e Kosovës nuk do të ketë sukses. Është e papranueshme” ka thënë ai.
Qeveria e Serbisë ka thënë se këmbimi territorial mund të jetë zgjidhje, por jo vetmja.
Por, AP potencon se Thaçit nuk e ka sqaruar idenë e korrigjimit e kufirit dhe bashkimin e mundshëm të Preshevës me Kosovën – nëse kjo nënkupton që Veriu t’I jepet Serbisë.
Thaçi ka thënë se negociatat me Serbinë do të rezultojnë me njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Nëse arrihet korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë, nëse një marrëveshje e tillë është e balancuar, një situatë win –win për të dyja palët atëherë askush nuk do të jetë kundër saj” ka thënë ai.