Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, këtë pasdite pati takim me kryesin e detyrës të zëvendës-ndihmësit të Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve Matthew Palmer, ku kanë biseduar për proceset politike të vendit si dhe përgatitjet për realizimin e referendumit të caktuar më 30 shtator.
Në takim, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, bashkërisht është vlerësuar se kjo është ngjarje historike ku qytetarët duhet plotësisht të kyçen dhe ta kenë mundësinë që lirshëm të deklarohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është cekur se nënshkrimi i marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë është shembull pozitiv për gjithë rajonin e Evropës jug-lindore në drejtimin e zgjidhjes së kontesteve, garantimin e stabilitetit, përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Departamenti Shtetëror, thuhet në kumtesë, më shumë herë ka shprehur përkrahje të fuqishme drejt integrimeve të Maqedonisë në NATO dhe BE.
Të dyja palët u pajtuan që në të ardhmen do të vazhdojë dhe do të përforcohet partneriteti strategjik mes Republikës së Maqedonisë dhe ShBA-ve./Telegrafi/