Kryengritja e Krushevës, maqedonasit i fyejnë shqiptarët ndërsa Ahmeti thotë se kjo festë na bashkon me ata

115 vjetori i kryengritjes së 2 gushtit në Krushevë na gjen më afër se kurrë nga realizimi i synimeve shekullore për liri, paqë dhe barazi, thuhet në njoftimin e BDI-së.

“Maqedonas, shqiptar, vlleh e të tjerë u ngritën në këmbë bashkarisht për të kërkuar të drejtat e munguara. Me vizion për të ardhmën e përbashkët dhe me barazinë si pikënisje, ata vunë themelet e shoqërisë sonë të sotme.

Edhe sot si 115 vjet përpara, bashkë po e ndërtojmë shtetin në frymën rilindase që përcaktonte përkatësinë tonë pranë Perendimit.

Këto data të shënuara le të na shërbejnë si motiv për t’u bashkuar në hapat e fundit të rrugës tonë të gjatë dhe ta realizojmë ëndrrën shekullore të qytetarëve tanë”, qëndron në njoftimin e BDI-së./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu