ASH pasi mori Komunën e Dibrës: Nga sot, ky institucion do jetë në shërbim të qyetarëve

Me 8 vota pro Kandidatit të ASH-së Eugjen Cami dhe 7 për kandidatin e BDI-së Ekuran Duka, Eugjen Cami u zgjodh kryetar i përkohëshëm i Komunës së Dibrës deri në zgjedhjet e parakohëshme, shkruan InfoShqip.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i BDI-së e cia garrën e sotme e karakterizoi si amoralitet politik për shkak të bashkëpunimit të partive opozitare me VMRO-në.

Rreagim ka pasur edhe nga Aleanca për Shqiptarët, më saktësisht kryetari i degës të këtij subjekti në Dibër, Ilirjan Fetahu.

Më poshtë ndiqeni të plotë deklaratën e Fetahut./InfoShqip.com

“Të nderuar bashkeqytetarë, sot me shumicë votash Këshilli i Komunës zgjodhi kryetar të përkohëshëm z.Eugjen Cami. Një personalitet me profil më shumë qytetar se sa politik. E tillë do jetë edhe kjo periudhë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale – Një Komunë në shërbim të qytetarëve dhe jo të partise, një Komunë për të gjithë, një Komunë që do di t’ua kthejë buzëqeshjen qytetarëve të saj, një Komunë ku të gjithë, pavarësisht bindjeve politike, do gjejnë zgjidhje për problemet e tyre, një Komune që nuk i shpenzon mjetet e saja për shpërndarje pa kriter të bekatonkave!Një Komunë që nuk i furnizon me naftë nga Buxheti makinat partiake në kohë fushate, një Komune për Dibren, jo për BDI-në!”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu