Sot jepet çmimi kombëtar për ndërmarrjen më të mirë në Maqedoni

Çmimi kombëtar për ndërmarrje më të mira ‘Gazeli’, e mbështetur nga MPPS dhe APRM, në kuadër të Planit operativ për programe dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2016, sot do të ndahet në Muzeun e luftës maqedonase në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekt partner për këtë aktivitet është Konferenca e biznesit e Maqedonisë dhe Programi holandez për mbështetje të punëdhënësve.

Qëllimi i çmimit, siç theksojnë nga Biznes konfederata, është promovimi i punës pozitive dhe të suksesshme dhe të japë inspirim për përparimin e mëtejshëm të punës tek ndërmarrjet në Maqedoni, rritjen e vendeve të punës, përforcimin e ekonomisë vendore përmes këtij lloji të rritjes së stimuluar të kompanive vendore dhe rritja e tyre në ‘kompani të mesme’.

Çmimi kombëtar ndahet për herë të parë, ndërsa në këtë periudhë ndërmarrjet e Maqedonisë kanë paraqitur 33 aplikime, me të cilat e tregojnë përkushtimin e tyre dhe suksesin në punë.

Aplikimet, shtojnë nga Konfederata, i evaluoi një komision jurie profesionale e përbërë nga përfaqësues të institucioneve që janë të përfshira në këtë proces dhe përfaqësues të biznesit. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu