“Para Lionel Messit, ishte Frank Lampard”, Chelsea shpërndan një gol identik

Goli i mrekullueshëm nga Lionel Messi kundër Real Betisit në vikend dukej si një lloj lëvizje që vetëm argjentinasi mund ta bëjë.

Ishte aq i mirë sa portieri Pau Lopez dukej qartë se e pranoi se nuk mund të bënte thjeshtë asgjë për të ndalur atë goditje në qoshe të portës, transmeton portali arbresh.info.

Por, duket se një gol i tillë nuk është realizuar vetëm nga Messi për shkak se edhe të tjerët e kanë bërë këtë më parë.

Chelsea me anë të një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se ishte njëri nga lojtarët e tyre më të mirë që ka shënuar një gol të ngjashëm më parë.

Frank Lampard bëri diçka të tillë në një ndeshje në Premierë Ligë kundër Hull Cityt në vitin 2008./arbresh.info

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu