Namibia është një vend në Afrikën Jugore kufiri perëndimor i të cilit është Oqeani Atlantik, ku takohet oqeani dhe shkretëtira, transmeton Gazeta Metro.
Emri i vendit rrjedh nga shkretëtira e Namibit, që konsiderohet të jetë shkretëtira më e vjetër në botë. Emri, vetë Namib, është me origjinë nga Nama dhe do të thotë “vend i madh”. Para pavarësisë së saj në vitin 1990, zona ishte e njohur fillimisht si Afrika Jugperëndimore Gjermane (Deutsch-Südwestafrika), pastaj si Afrika Jugperëndimore, duke reflektuar okupimin kolonial nga gjermanët dhe afrikanët e jugut.
Sipërfaqja e këtij shteti është 825,615 km me popullësi rreth 2.1 milionë banorë.