Kasami: O paterica të BDI-së, ju e tradhtoni votën shqiptare, ajo nuk është votë për hajdutët

Bilall Kasami në profilin e tij në facebook ka reaguar ndaj liderëve të partive të tjera shqiptare që iu bashkuan koalicionit duke iu thënë se askush nuk mund ti shajë më rëndë se sa cfare kane sharë ata vetë njëri- tjetrin, shkruan InfoShqip.

Kasami vazhdon duke thënë se vota shqiptare nuk nuk është votë për hajdutët dhe se ata po e tradhëtojne atë.

Në vazhdim postimi i plotë:

“Po, është e vërtetë se ju nuk jeni subjekt shqiptar, sepse jeni subjekt multietnik. Votën shqiptare ju e tradhtoni, sepse e çoni tek deputetët e etnive të tjera.

Por ky nuk është problemi më i madh i juaji, problemi juaj kryesor është se jeni bërë milionerë duke vjedhur pa investuar asgjë për këtë popull.

Edhe po të dua t’ju shaj, unë nuk e shaj dot Aliun aq rëndë sa Menduhi e Ziadini. As Menduhin s’e shaj dot aq poshtër sa e ka sharë Aliu e Ziadini. As Ziadinin nuk e shaj dot aq fëlliqur sa e ka sharë Menduhi e Aliu. Jo o paterica të BDI-së, unë as nuk shaj, as nuk dhunoj, por unë si kryetar i Tetovës që e fitova kur ju e kishit lënë me zero investime, ju them me plot bindje. Vota e shqiptarëve nuk është votë për hajdutët, Vota për hajdutët nuk llogaritet dot si shqiptare. Ju këtë e dini mirë. Kjo ju djeg. Jeni të vetëdjegur.” shkruan ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu