Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën – “bishë” në transformim trupor

Ish- ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, ka vazhduar të tregojë transformimin e tij të jashtëzakonshëm të trupit në një video të re në palestër..

Që nga pensionimi në mars 2023, Ozil ka punuar shumë në palestër dhe ai shihet duke ngritur dy pesha nga 50 kilogramë në një video të re.

Ozil shihet i veshur me tuta të Arsenalit në video teksa punon për fitnesin e tij.

35-vjeçari ka shpërndarë shpesh video të stërvitjeve të tij në palestër, teksa i mban fansat të përditësuar me rrugëtimin e tij të transformimit trupor.

Gjatë ditëve të tij të lojës, Ozil njihej si i dobët, por tani është shumë më i fortë fizikisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu