Kapiteni i Kombëtares së Spanjës, Sergio Ramos, i është drejtuar me një mesazh emocional Luis Enriques, i cili sot edhe zyrtarisht dha dorëheqje nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar spanjoll për shkaqe personale.
Luis Enrique dha dorëheqje nga posti i trajnerit të Spanjës të mërkurën pasdite, për arsyeje personale familjare.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, tha në një konferencë të papritur për media të mërkurën se Luis Enrique nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Spanjës, raporton Gazeta Express.
Tani, kapiteni i Real Madridit dhe Spanjës, Ramos zgjodhi rrjetet sociale për t’iu drejtuar atij me një mesazh emocional.
Cada victoria de la Selección también será tuya, míster. Todo nuestro apoyo y nuestro ánimo.
Every win will be yours too. You have all our support.
Ramos ishte informuar nga presidenti Rubilaes për dorëheqjen e Enriques pak minuta para se ajo të behej publike.
Në konferencën e tij për media, lideri i organit qeverisës së futbollit spanjoll, i kërkoi publikisht Ramosit dhe bashkëlojtarëve të tij ta përkrahin trajnerin e ri, Robert Moreno.